Instituti i Shëndetit Publik: Brenda javës 82 raste me simptoma të fruthit

Instituti i Shëndetit Publik: Brenda javës 82 raste me simptoma të fruthit

Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor njofton se javën e kaluar janë regjistruar 82 raste të personave me simptoma të fruthit, 74 prej të cilëve kanë rezultuar të prekur nga fruthi, 44 prej të cilëve në kryeqendër dhe 30 nga qytete të tjera të vendit. I pyetur rreth mundësisë së shpalljes së epidemisë në tërë vendin, pasi tanimë epidemia e fruthit është shpallur në disa qytete, ministri i shëndetësisë, Venko Filiçe, tha se për çdo ditë po grumbullohen të dhënat dhe po merren masa për mospërhapjen e epidemisë, përfshirë dhe vaksinimin.

“Komisioni për sëmundje infektive pranë MSh-së është në komunikim të përditshëm dhe për çdo ditë mbledh informacione për çdo rast të ri, qoftë prej atyre që mbahen në spital, qoftë prej rasteve që lëshohen në shtëpi dhe varësisht prej kësaj, intervenohet edhe në qytete të tjera të vendit. Mund të them se janë vaksinuar mbi 9 mijë fëmijë, që është numër i mirë dhe shpresoj të vazhdojë trendi, sepse kjo është një nga mënyrat që kjo epidemi të përfundojë sa më parë”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Aktualisht në Klinikën Infektive në Shkup janë shtrirë 29 pacientë, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

“Nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit të kaluar e deri më sot, gjithsej në Maqedoni janë regjistruar 412 raste të fruthit. Numri më i madh i tyre, apo 368, janë të lidhura me epideminë, në Shkup, ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar në 11 qytetet tjera të Maqedonisë. Deri tani janë hospitalizuar më shumë se 70 pacientë për shkak të gjendjes së rëndë”,- tha Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.

Deri tani epidemia e fruthit është shpallur në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Gjevgjeli. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 1, 2019 19:16

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA