Inter tregohet i fortë për Milanin

Inter tregohet i fortë për Milanin

Inter e ka fituar derbin ndaj Milanit, me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Serie A.

Derbi “Della Madonnina” i takoi skuadrës së Antonio Contes, që në këtë ndeshje luajti në cilësinë e mysafirit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ani pse të dy ekipet kishin rastet e tyre për gol, por nuk arritën t’i shfrytëzonin ato.

Golin e epërsinë për nerauzurët e shënoi Brozovic në minutën e 49’.

Për ta mbyllur çështjen e fituesit në këtë ndeshje shënoi Lukaku në minutën e 78’ pas asistimit të Barellas.

Pas katër xhirove Inter kryeson në Serie A, me 12 pikë, duke i shënuar katër fitore nga katër ndeshje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 21, 2019 22:59

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA