Interesim i ulët për sigurimin e jetës dhe pasurisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:41

Interesim i ulët për sigurimin e jetës dhe pasurisë

“Edhe pse Dibra është një zonë sizmike, vetëm një numër i vogël i objekteve për banim janë të siguruara nga tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera elementare siç janë vërshimet, zjarret, e tjerë. Ka një rritje, por minimale të sigurimeve të teknikës dhe pajisjeve të tjera nëpër shtëpitë dibrane, por ajo nuk kënaq dhe është një përqindje tejet e ulët në krahasim me sigurimet që realizohen në nivel të shtetit”, thonë në kompanitë e sigurimeve.

Interesimi për sigurimin e pronës së tundshme dhe të patundshme, por edhe të jetës, në Komunën e Dibrës është në nivel tejet të ulët. Edhe pse kompanitë e sigurimeve kanë oferta të shumta për banorët të Dibrës, sigurimet bëhen vetëm për automjetet, në disa raste edhe të sigurimit të jetës, por as nga së afërmi nuk ka nivelin e duhur të sigurimeve të shtëpive, banesave dhe pasurisë tjetër.

Të dhënat të kompanive të sigurimit që funksionojnë në Dibër thonë se dekada me radhë, dibranët nuk shprehin ndonjë interesim të theksuar për të siguruar pasurinë dhe jetën. Pas tërmetit katastrofal të Dibrës në vitin 1967 – është regjistruar një rritje e vogël e numrit të objekteve të siguruara. Por, kjo zgjati deri në vitet e 80-ta. Më pas vërehet një ulje drastike e personave dhe e familjeve që shfrytëzojnë sigurimet. Në kompanitë në fjalë thonë se ata ofrojnë të gjitha mundësitë dhe me polisat e tyre japin oferta shumë të volitshme. Aktualisht, në Dibër disa kompani të sigurimit të cilët kanë njësitë e tyre, thonë se qytetarët kryejnë vetëm sigurimin e domosdoshëm të automjeteve. Kur jemi tek sigurimi i automjeteve, kryesisht bëhet sigurimi nga personi i tretë dhe të paktë janë pronarët e automjeteve që sigurojnë automjetet kasko. Nga ana tjetër, është prezent në pjesën më të madhe të shkollave sigurimi i nxënësve kurse sa u takon sigurimit të jetës të të punësuarve, nuk mund të flitet për një nivel të duhur. “Një problem i veçantë është problemi i sigurimit të pasurisë të tundshme dhe të patundshme”, thonë përfaqësuesit e kompanive në fjalë.

“Edhe pse Dibra është një zonë sizmike, vetëm një numër i vogël i objekteve për banim janë të siguruara nga tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera elementare siç janë vërshimet, zjarret, e tjerë. Ka një rritje, por minimale të sigurimeve të teknikës dhe pajisjeve të tjera nëpër shtëpitë dibrane, por ajo nuk kënaq dhe është një përqindje tejet e ulët në krahasim me sigurimet që realizohen në nivel të shtetit”, thonë në kompanitë e sigurimeve. Njohësit e mirë të kësaj sfere theksojnë se bëhet fjalë për mos interesim që vjen si rezultat i mos besimit të ndonjë fatkeqësie eventuale. Por, duhet theksuar se fatkeqësitë elementare godasin shpeshherë këtë rajon.

Në krahasim me botën perëndimore, në vendin tonë interesimi është më i ulët për sigurim të pasurisë si dhe të jetës, por ky problem shpeshherë është debatuar edhe në disa takime që kanë realizuar organizatat joqeveritare me qëllim që popullata të njihet me dobitë dhe nevojën e sigurimit. Në ato takime është theksuar sidomos nevoja për të siguruar edhe sferat e prodhimtarisë, bujqësisë, blegtorisë… Këtë duhet ta shfrytëzojnë qytetarët e sidomos bujqit dhe blegtorët, meqë shteti siguron edhe subvencione për sigurim.

Në debatet që realizohen nëpër shoqata të ndryshme me kompanitë e sigurimeve që veprojnë në Dibër, kohëve të fundit qytetarët arsyetohen se tarifat e kompanive sidomos të sigurimit nga tërmetet, janë të larta. Nga kompanitë shtojnë se jo të gjithë japin mundësi të sigurimit për dëmet nga tërmeti. Ata po ashtu theksojnë se sigurimet nga tërmeti ndoshta janë të shtrenjta, por ia vlejnë. (koha.mk)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 30, 2020 19:41