Interi mposht pa problem Shakhtar Donetskun

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:30

Interi mposht pa problem Shakhtar Donetskun

Gjiganti italian ka marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Skuadra e Interit ka arritur të mposht Shkahtar Donetskun me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më dominues nga fillimi në kërkim të gjejnë golin e epërsisë.

Përkundër rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ‘Nerazzurët’ vazhduan me sulme dhe arritën të gjejnë golin e epërsisë përmes Edin Dzekos në min e 62′.

Dzeko shënoi sërish në min e 67′ për të dyfishuar epërsinë në 2-0.

Deri në fund Interi menaxhoi me sukses rezultatin dhe morri një fitore shumë të rëndësishme.

Skuadra italiane tani prin në tabelë me 10 pikë, ndërsa Shakhtar Donetsku është e katërta me një pikë.

Në duelin tjetër Ajaxi arriti të mposht Benfikën me rezultat 1-2. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:30