Interkulturalizmi, Allagjozovski: Të mësojmë gjuhën e njëri-tjetrit

Interkulturalizmi, Allagjozovski: Të mësojmë gjuhën e njëri-tjetrit

Në Universitetin e Evropës Juglindore, u mbajt debati rreth tekstit të Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizmit, përmes të cilit synohet reduktimi i stereotipave, paragjykimeve dhe gjuhës së urrejtjes. Organizatorët e debatit thonë se duhet investuar më shumë te të rinjtë për të larguar stereotipat dhe paragjykimet etnike, kulturore e fetare.

“Të bëhet i detyrueshëm mësimi i gjuhës maqedonase për komunitetet joshumicë, por edhe maqedonasit ta mësojnë gjuhën e komuniteteve. Reduktimi i mosdurimit, stereotipave etnike, eliminimi i gjuhës së urrejtjes tek të rinjtë, tek grupet e tifozëve, në media, që është një nga rekomandimet kyçe. Propozim teksti i strategjisë nacionale është gati, që ka analizë të situatave, prioritete, qëllime dhe plan aksionar që i identifikon masat dhe aktivitetet”,- tha koordinatori i projektit, Robert Allajgjozovski.

BEXHETI: UEJL, MODEL SI DUHET TË FUNKSIONOJË SHOQËRIA

“Si universitet në këtë aspekt ne vazhdojmë të japim kontributin tonë në shoqëri për avancimin e marrëdhënieve shoqërore, posaçërisht ato interkulturore dhe toleranca të caktuara. Këtu modeli i UEJL-së ka çka të prezantojë dhe mund të jetë tamam një model në miniaturë për një shoqëri, për një shtet se si mund dhe si duhet të funksionojë toleranca ndërkulturore dhe avancimi ndërkulturor”,- u shpreh rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 26, 2019 20:19

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...