Intermezzo, Kopshti Zoologjik në Shkup një Botë në vete

Intermezzo, Kopshti Zoologjik në Shkup një Botë në vete

Kopshti Zoologjik që nga fillimi I ekzistencës luan rol të rëndësishëm në jetën edukativo-arsimore, kulturore dhe rekreative jo vetëm në qytet por edhe më gjër, dhe është një ndër institucionet më të vizituara ne qytet dhe më gjër në Republikë, shkruan Flaka 

Kopshti zoologjik është formuar në vitin 1926 nga ana e komisioni prej tre anëtarësh i cili është kryesuar nga Dr.Karaman , atëherë ishte propozuar edhe lokacioni i sotshëm i cili shtrihej ne 4 hektarë sipërfaqe deri në fundin e vitit 1945.

Në atë kohë Kopshti zotëronte me një numër të vogël të kafshëve. Gjatë viteve Kopshti u zgjërua dhe u rrit kolekcioni i kafshëve. Sot Kopshti është I vendosur në sipërfaqe prej 12 hektarë dhe ka një koleksion prej 495 kafshëve nga 96 specie (gjitarët, zogjtë, zvarranikët). Ajo ka zyrra ekonomike, punëtori , klinikë veterinare, park për fëmijët dhe qendër edukative.

Në kopsht ka 50 të punësuar dhe 7 vullnetarë. Nga viti 1926 deri 1991 kopshti është nën kompetenca të qytet të Shkupit. Nga viti 1991 deri në 2005 kalon nën kompetencat e ministris për Kulutrë në R.M, ndersa me decentralizimin nga 1.09.2005 është nën Qytetin e Shkupit.

Ka bashkëpunim të thellë me kopshtet zoologjike si: Manastir, Zagreb, Beograd, Nuremberg, Paliq, Lubjanë, Këln, Moskë, Vjenë. Që nga viti 2006 Zoo filloi bashkëpunimin me EAZA (Shoqata Evropiane për zoologji dhe Akvarii), dhe që nga muaji Maj i vitit 2009 Kopshti ka fituar statusin e kandidatit për anëtar të EAZA.

Kopshti zoologjik ka mbajtur mësimin praktik të nxënësve nga shkollat e mesme dhe fillore, si dhe kërkime shkencore. Kopshtin zoologjik është i hapur për vizitorët 365 ditë në vit. Kopsht është aktualisht nën rikonstruksion.

Produksioni i Agjencisë së lajmeve Flaka u sjell intermezzo nga Kopshti Zoologjik në Shkup. Shikim të këndshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 13, 2019 21:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA