Intermezzo, Ski qendra në Mavrovë, mrekullia e Botës së bardhë

Intermezzo, Ski qendra në Mavrovë, mrekullia e Botës së bardhë

Më shumë se 50 vite, borë, mikpritje, tradicion dhe rahati e sofistikuar me vetëm një pjesë të atributeve me të cilët tërhiqen dashamirët e sporteve dimrore nga Europa në Ski qendrën Mavrovë. Nuk janë vetëm sportistët ambiciozë që vlerësojnë këtë peizazh të përkryer dimëror, me sezonën dimërore e cila zgjat nga Dhjetori e deri në Prill, ky vend ka shumëçka për të ju ofruar turistëve, dashamirëve të malit dhe kulturave të ndryshme.

Për ata të cilët duan skijim në mënyr tjetër, ski qendra ofron mundësinë që ju ta provoni veten në cross-country skijim, skijim alpik, si dhe skijime tjera me toure.
Këtu mund ti sprovoni aftësitë e juaja në disa terrenë prej të cilëve më e njohura është “Ultësira e qetë” me gjatësi prej 7.5 kilometra kurse gjatësija totale e terrenit është 30 kilometra…

Ski qendra Mavrovë ndodhet në komunën e Mavrovës dhe Rostushes, në folenë e parkut të bukur kombëtar i cili është vetëm 100 km larg Shkupit, që bën aeroportin ndërkombëtar të Shkupit të afërt me ski qendrën.

Ski qendra mund të përshkruhet me pamjet e bukura që ka ku mund të shifen viset malore të shumta si dhe liqeni artificial i Mavrovës me ski shtigje të ruajtura mirë nga 1.255m deri 1.860m lartësi mbidetare, ofron mundësi gati perfektë për skijim në borë natyrale si dhe asaj artificiale. Zona e skijimit servisohet me 3 teleferikë si dhe 11 ski lifte të cilët mundësojnë 25 kilometra ski shtigje perfektë të cilët janë të ndryshme nga forma, njëkohësisht ideale për skijues rekreativë dhe profesionel si dhe për fillestarët. Për t’ia shtuar edhe më shumë vlerën qëndrimit tuaj si dhe kënaqësinë më të madhe skijuese, skijimi në orët e vonshme të pasdites – natën – organizohet çdo të premte dhe të shtune.

Shkolla e skijimit ku mund ti mësoni hapat e para në skijim apo snowboard, rent dhe qendër servisimi për ski dhe snowboard, poligon fillestarësh, zonë për rrëshqitje, ngjitje malore me guide, freestyle park, biçiklizëm në borë, ski nordik si dhe kros kantri skijim, ski touring, split-boarding, freeride me kamionçetë të borës (ratrak), stane malore, apres ski bare për relaksim dhe party, restorane dhe parking pa pagesë janë disa nga gjërat që ofron ski qendra Mavrovë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Janar, 2020 15:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.