“Interpretuesit” dhe “zbatuesit” e Kushtetutës!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 10:17

“Interpretuesit” dhe “zbatuesit” e Kushtetutës!

VIDEO – Iu radhitën disa personalitete për ta kontestuar mosfutjen në procedurë kuvendore të iniciativës së VMRO-së për një referendum kundër Marrëveshjes me Bullgarinë: dy ish-kryetarë Kuvendi, Tito Petkovski e Trajko Veljanovski, profesorë unviersitarë si Mirjana Najçevska, etj.dhe politikanë si Mickovski e Apasievi. Gjë që ishte e pritur,kur është fjala për një çështje “kaq të madhe”.

Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dha arsyetime në mbrojtjen e veprimit të tij.

Ai në intervistën e mbrëmshme në TV24 nuk ia mohoi askujt që të interpretojë “në baza teorike”, duke thënë se ai vetë nuk ka hyrë në interpretim, por “ka zbatuar” aktin më të lartë ligjor, Kushtetutën. Sepse, sipas tij, është kompetencë e kryetarit të Kuvendit të shqyrtojë rregullsinë e nismave dhe iniciativave, pasi si kategori kushtetuese dy rregullore janë domethënëse dhe vendimtare për punën e Kuvendit, Kushtetuta dhe Rregullorja e punës.

Fjala dhe vendimi “i tij”, kundër interpretimeve të “atyre”. Në shikim të parë duket se këta të dytët janë më në numër dhe më të zëshëm. Si në një meç boksi, dikush që ka hedhur dorezën, tjetri pranon. Kështu dhe kryetari i Kuvendit, u futur në këtë “meç”, interpretuesve u porosit: “Le të ngrenë kallëzime penale, qindra herë para se të kenë ngritur kallëzim penal kundër vendimeve të mia. Të gjitha vendimet janë në favorin tim”.

Sepse, sipas tij, një është shqyrtimi dhe të menduarit teorik në lidhje me atë që do të thotë rregullorja, është një hipotezë shkencore dhe një tjetër është zbatimi praktik i bartësit të funksioneve” dhe se ai si është zotuar të respektojë kushtetutën dhe ligjet.

Talat Xhaferi nuk e ka lehtë, sepse duhet t’u bëjë ballë këtyre sulmeve, jo vetëm në aspektin formal-juridik, por dhe atyre që me qëllim dikush i jep konotacion etnik, si në rastin tjetër, të minsitrit të punëve të jashtme, Bujar Osmanit. Demek, dy kuadro shqiptare, vendosin për “çështjet e ndijshme maqedonase”.
Ky kontekst është vetëm një recidiv i qasjeve të kaluara, kur gjërat shikoheshin përmes prizmit të mosbesimit ndëretnik.

Qasja e vërtetë duhet të jetë pikërisht në linjën e debatit kush zbaton kushtetutën, ligjet, rregulloren e Kuvendit, e kush i shkelë ato. Duket se në këtë pikë mund të ketë qasje të ndryshme, por ato më tepër mund të jenë percepcione politike për nevoja ditore se të bazuara në argumente.

Fundja, edhe nëse dikush me qëllim i jep konotacion etnik veprimit të kryetarit të Kuvendit, harrojnë se prapa këtij zbatimi qëndron një shumicë parlamentare që përfaqëson më shumë se gjysmën e vullnetit të qytetarëve.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 10:17
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.