Intervistë me deputeten, Rina Ajdari: Deputetet femra për shumë çështje arrijnë ti tejkalojnë ngjyrimet politike

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Dhjetor, 2022 13:26

Intervistë me deputeten, Rina Ajdari: Deputetet femra për shumë çështje arrijnë ti tejkalojnë ngjyrimet politike

Në intervistën ekskluzive për Flaka Media Group, me rastin e festave të fundvitit, deputetja e BDI, Rina Ajdari flet për aktualitetin politik, profesionin, postin e deputetes dhe të drejtat e grave.

“Në Kuvend deputetet femra për shumë çështje arrijnë ti tejkalojnë ngjyrimet politike duke u bërë bashkë për të çuar përpara proceset. Si anëtare e Kryesisë së Klubit të Deputeteve mund të them që kemi pasur shumë raste të tilla por do të përmend rastin e fundit ku të gjitha deputetet bashkë kemi punuar për të përgatitur amandamente me të cilat intervenuam në Kodin penal për të rregulluar çështjet e mbrojtjes së grave dhe vajzave nga dhuna në familje dhe dhuna në përgjithësi. Shpesh kemi inicuar edhe debate publike në lidhje me propozim ligjet të cilat I kanë prekur të gjithë qytetarët në aspekt të cilësisë në arsim dhe në shëndetësi”, shprehet Ajdari në intervistën me kryeredaktorin Driton Zenku.

Intervistën e plotë me deputeten Rina Ajdari, do të mund ta lexoni me 31 dhjetor në Agjencinë e lajmeve Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Dhjetor, 2022 13:26

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare