Intervistë me zëvendësdrejtorin e NP “Pyjet Kombëtare”, Berat Dehari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Dhjetor, 2022 12:25

Intervistë me zëvendësdrejtorin e NP “Pyjet Kombëtare”, Berat Dehari

Në listën e intervistave të fundvitit në Flaka Media Group, është edhe zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Berat Dehari.

Përfaqësimi adekuat në drejtorinë që përfaqëson, zbatimi i gjuhës shqipe, ndikimi nga kriza ekonomike dhe ajo energjetike, si dhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigje nga Dehari.

“NP Pyjet Nacionale ndryshoi tabelat e njoftimeve nga njëgjuhëshe në tregjuhëshe, në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Profili i Facebook dhe Instagram, ku çdo ditë publikohen aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në filialet në mbarë Maqedoninë, publikohen në gjuhën maqedonase dhe shqipe, formatin e vules dhe stempës në dy gjuhe, shqip dhe maqedonisht, aktet formale e kshtu me radhë. Shpresojmë këtë vit të angazhojmë edhe tre perkthyes profesionistë që të arihet niveli dhe ritmi i punës”, deklaron Dehari.

Në intervistën ekskluzive për Flaka Media Group, Dehari tregon që në situatën e krijuar me krizën ekonomike botërore, fillimi i vitit 2022 solli sfida të reja për ndërmarrjen publike e cila u rikuperua në mënyrë të pamjaftueshme nga pandemia dhe ishte nën një goditje të rëndë nga kriza energjetike.

Intervistën e plotë që e zhvilloi kryeredakori Driton Zenku, do të mund ta lexoni me 28 dhjetor në në Flaka, Gostivari Sot, Lobi, Observeri dhe portalin më të ri të Flaka Media Grup që do të lanqohet me rastin e ndërrimit të motmoteve. Redaksia Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Dhjetor, 2022 12:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare