Investim prej 3 milion eurosh në Vizbeg, punësohen 80 persona, premtohen investime shtesë

Investim prej 3 milion eurosh në Vizbeg, punësohen 80 persona, premtohen investime shtesë

Edhe një investim i ri në vlerë prej 3 milionë eurosh u përurua në zonën industriale në Vizbeg.

Fabrika “ATS Group”, që do të merret me prodhimin e pajisjeve balistike për ushtrinë dhe policinë me kapacitetin ekzistues, ka punësuar 80 persona, ndërsa në periudhën e ardhshme përpos investimeve shtesë, ka paralajmëruar edhe hapje të vendeve të reja të punës.

“Besoj në potencialin që ekziston këtu dhe jam i bindur se gjendja ekonomike në vend mund të përmirësohet vetëm me investime të cilat japin vlerë të shtuar ekonomisë. Bashkëpunimi dhe ndihma e institucioneve në këso projekte kanë një rëndësi të veçantë. Planifikoj të vazhdoj me investimin në projekte të reja, ndërsa këtu sinqerisht besoj në nxitjen e zhvillimit ekonomik”,- deklaroi invesititori, njëherit edhe sipërmarrës, Shefqet Demirovski.

Prodhimet e para të fabrikës tani do të plasohen në Europë, Turqi dhe Katar, ndërsa pronari i saj, Demirovski, pret eksport më të madh të realizojë pas anëtarësimit të plotë të vendin tonë në NATO, ndërsa një gjë të tillë ia konfirmoi edhe ministri Bekteshi.

“NATO nuk sjell vetëm siguri dhe prosperitet sa i përket paqes, por njëkohësisht sjell prosperitet edhe sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit. Pikërisht kjo është dëshmia që me kapacitetin e ri, ne kemi krijuar kushte të paparashikueshme, kushte transparente që kompani nga industri të posaçme të vijnë këtu në Maqedoninë e Veriut dhe të prodhojnë prodhime për armatat më të mëdha botërore”,- u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndërkohë, nga ekzekutivi që ishin në numër sot gjatë përurimit të këtij investimi, premtuan se me instalimin e rrjetit të infrastrukturës dhe atij të ujësjellësit, do të kontribuojnë në rritjen e investimeve të huaja në këtë zonë industriale. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:07

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA