Investimet kapitale sërish me të vjetrën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:21

Investimet kapitale sërish me të vjetrën

Edhe gjatë vitit të kaluar kishim realizim të ngadalshëm të investimeve kapitale prej një të katërtën e mjeteve të planifikuara në gjashtë muajt e parë të vitit – ngjashëm me realizimin prej 23 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Deri në fund të muajit korrik janë realizuar vetëm 30 për qind e investimeve kapitale. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se edhe me kalimin e muajit të shtatë të këtij viti, janë realizuar vetëm një e treta e shpenzimeve kapitale. Apo e shprehur në shifra janë realizuar 9.765 milion denarë apo afër 159 milionë euro. Me rishikimin e fundit të arkës së shtetit janë ulur për afër 100 milionë euro investimet kapitale, apo ato pritet që deri në fund të vitit të realizohen në shumën prej 510 milionë euro. Nëse kemi parasysh se në vitet e kaluara, mesatarja e realizimit të tyre ka qenë afër 80 për qind e mjeteve të planifikuara, mund të konstatojmë se deri në fund të vitit 2022, ato do të arrijnë në afër 400 milionë euro. Nëse analizohen sipas tremujorëve, të dhënat tregojnë se edhe në vitin e kaluar kishim realizim të ngadalshëm të investimeve kapitale prej një të katërtën e mjeteve të planifikuara në gjashtë muajt e parë të vitit ngjashëm me realizimin prej 23 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Në vitin 2021 në periudhën janar-qershor, ishin investuar vetëm 100 milionë euro në ndërtimin e objekteve kapitale, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave. Njëherësh edhe sivjet edhe në vitin e kaluar, përqindja e realizimit varion realizimi në institucione të ndryshme shtetërore prej realizimit më të vogël, mesatar dhe më të madh.

Nga ana tjetër, komuniteti i biznesit edhe para miratimit të rishikimit të parë këtij vit të buxhetit, ka paralajmëruar se duhet të shkurtohen shpenzimet për administratën publike, dhe jo për shpenzimet kapitale duke shtuar se janë të pamjaftueshme mjetet prej 76 milionë euro që parashikohen për qytetarët dhe biznesin me rishpërndarjen e fundit të mjeteve. Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, kriza nuk mund të tejkalohet nëse mungojnë investime kapitale që duhet të ringjallin ekonominë, dhe as që mund të tejkalohet kriza pa politika adekuate fiskale dhe tatimore dhe lehtësime, pa ndihmuar në mënyrë adekuate biznesin si punëdhënësi më të madh dhe me një administratë publike që shpenzon shumë dhe është joproduktive. Edhe nga Lidhja e Odave ekonomike, vlerësojnë se në vend se të shkurtoheshin investimet kapitale për 100 milionë euro, duhej të ulen shpenzimet për administratën publike.

Nga ekzekutivi thonë se përkundër uljes së shpenzimeve kapitale për 100 milionë euro, megjithatë shuma e tyre mbetet me projeksione të larta prej afër 510 milionë euro, ku fokusi më i madh do të jetë për ndërtimin e rrugëve, hekurudha, gazsjellësve dhe projekteve të tjera infrastrukturore.

Nga Instituti ekonomik Fajnens Thinik edhe pa filluar lufta në Ukrainë kanë theksuar se struktura e definuar e investimeve kapitale për vitin 2022, udhëzojnë për një buxhet zhvillimor, megjithatë shtojnë se paqartësia me krizën energjetike dhe të pandemisë është e pritshme të ketë ulje apo korrigjim të dispozitave zhvillimore në rishikimin apo rebalancin e parë qeveritar. Nga atje shtojnë se kapacitetet për realizimin e investimeve kapitale mbeten të kufizuara. “Nevojitet identifikimi i kufizimeve të kapaciteteve për shpenzimin e harxhimeve të planifikuara kapitale, me qëllim të rritjes së realizimit dhe efektit ndaj rritjes ekonomike. Njëherësh edhe përskaj udhëzimet të shumta të ekspertëve, ekzekutivi nuk ofroi një analizë të pengesave që pamundësojnë realizimin e tërësishëm të shpenzimeve kapitale”, vlerësojnë nga Fajnens Think. Nga Ministria e Financave thonë se në dy vitet e kaluara po monitorohet procesi i realizimit të investimeve kapitale nga shfrytëzuesit buxhetorë përmes mekanizmit të vendosur KAPEF, të rregulluar me Ligjin për realizimin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe Ligjin për realizimin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, i cili parashikon shpërblimin e atyre që i realizojnë planet e tyre sipas kritereve të përcaktuara.

Sipas mekanizmit KAPEF, shfrytëzuesit buxhetorë deri në fund të tremujorit të parë duhet të kenë realizim prej së paku 15 për qind nga shpenzimet kapitale të planifikuara, në fund të tremujorit të dytë 40 për qind dhe në fund të tremujorit të tretë 65 për qind. Nëse nuk i arrijnë këto limite, atëherë mjetet rezervohen për shpenzime kapitale në kuadër të buxhetit të shfrytëzuesit buxhetor, pa të drejtë shpenzimi.

Nëse shfrytëzuesit buxhetorë nga pushteti qendror duke përfshirë tremujorin e dytë të vitit rrjedhës kanë realizuar 40 për qind të shpenzimeve kapitale në nivel të nën programit dhe zërit nga buxheti themelor i miratuar duke përfshirë edhe rishpërndarjet e mjeteve, apo duke përfshirë tremujorin e tretë të vitit rrjedhës kanë realizuar 65 për qind të shpenzimeve kapitale në nivel të nën programit dhe zërit nga buxheti themelor i miratuar me rishpërndarjet e përfshira të mjeteve, me ç’rast mjetet e rishpërndara u kthehen atyre. Me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shfrytëzimin e mjeteve nga shpenzimet kapitale të rezervuara, të cilat nuk kthehen, vendos Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve ose me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit. Pra, të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2021 janë realizuar 79 për qind të shpenzimeve të planifikuara kapitale, ku edhe në vlerë absolute investimet kapitale kanë qenë më të larta se në vitet e kaluara. Gjegjësisht, në vitin 2021, u realizuan investime kapitale në vlerë prej 23.4 miliardë denarëve.

Në bazë të zbatimit të mekanizmit KAPEF u konstatua se shfrytëzuesit buxhetorë kanë mjete të pashfrytëzuara prej 558 milionë denarëve, që do t’u rezervohen. Shfrytëzuesit buxhetorë të pushtetit qendror të cilët i kanë mjetet e rezervuara kur do t’i realizojnë 40 për qind nga shpenzimet kapitale të planifikuara në buxhet, atëherë Ministria e Financave do t’i kthejë mjetet në programet dhe zërat prej nga janë rishpërndarë. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 21:21

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare