Investitorët e mëdhenj ankohen se masat e qeverisë nuk janë të mira për ta

Investitorët e mëdhenj ankohen se masat e qeverisë nuk janë të mira për ta

Ndihma qeveritare nuk është e përshtatshme për ndërmarrjet e mëdha. Investitorët gjermanë në vend thonë se kushtet që duhet të plotësohen për të aplikuar për ndihmë janë më të përshtatshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por për ndërmarrjet e mëdha si ato gjermane në vend janë të vështira. Për kompanitë që punësojnë shumë njerëz, nevojiten kushte më fleksibël. Mbajtja e të njëjtit numër të punëtorëve me prodhim të përgjysmuar është një problem për ta, përcjell FLAKA.

Kompanitë e huaja në vend kryesisht prodhojnë pjesë për industrinë gjermane të makinave. Disa prej tyre në një kohë ndaluan plotësisht prodhimin, dhe tani ata po përpiqen ta rifillojnë atë. Por procesi do të jetë i ngadaltë. Arsyeja është e thjeshtë, korona i ka frikësuar njerëzit dhe ata tani duan të kursejnë më shumë para sesa të blejnë makina të reja.

Gjermania si partneri kryesor tregtar i Maqedonisë tashmë është në recesion. Në tre muajt e parë, PBB-ja ra me 2.2%. Por lajmi më i keq akoma nuk ka ardhur. Për tremujorin e dytë, parashikimet janë se ekonomia gjermane do të tkurret me më shumë se 18%, më e larta që nga ekzistenca e Republikës Federale të Gjermanisë së sotme. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 22 Maj, 2020 22:08

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.