IPARD 2, nënshkruhen marrëveshjet e para nga masa 3
Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nënshkruan marrëveshjet e para nga masa e tre nga programi IPARD 2, ku deri në mesin e tetorit duhet të realizohet 3 investimet e para në vlerë prej 315 mijë euro.
Investimet kanë të bëjnë me përpunimin e pemëve dhe perimeve, qumështit dhe produkteve të qumështit si dhe prodhimin e lëngjeve.
“Nëse gjatë viteve të kaluara procedurat ishin të gjata dhe aplikuesit prisnin më shumë se 1 vjet për nënshkrimin e kontratave, në shpalljen e cila përfundoi në fund të janarit, sot pas dy muajsh po i nënshkruajmë kontratat. Bëhet fjalë për investime të mëdha në industrinë përpunuese, të cilat duhet të realizohen nga mesi i tetorit të këtij viti. Kontratat me kompanitë e tjera, investimet e të cilëve janë në fusha të ndryshme bujqësore, do të nënshkruhen në ditët në vazhdim”,- deklaroi ministri i bujqësisë, Ljubço Nikollovski.
Nga Agjencia thonë se në këtë mënyrë tregojnë se programi IPARD është i kapshëm për të gjithë qytetarët nesër respektohen të gjitha rregullativat.
“Kjo do të thotë plasman më i shpejtë i fondeve evropiane për klientët tanë, industrinë e përpunimit dhe fermerët, të cilat do të zvogëlojnë disbalansin i cili paraqitet në treg. Gjithashtu me rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore të kapaciteteve përpunuese do të mundësohet që çmimet blerës të arrijnë vlera më të larta dhe në këtë mënyrë do të kemi eksport të produkteve me vlerë më të madhe të shtuar”,- theksoi drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikolçe Babovski.
Nga thirrja e parë publike për programin IPARD 2 nga 950 kontratat e nënshkruara, deri tani 794 kanë përfunduar investimet dhe kanë paraqitur kërkesa për kthimin e mjeteve.
180 kompani tashmë kanë marrë në mënyrë të plotë mbështetje financiare në një shumë totale prej gati 2 milion euro.