iPhone 11 ka rritur shitjet e Apple në tregun kinez, prej 6%

iPhone 11 ka rritur shitjet e Apple në tregun kinez, prej 6%

Raportet e fundit të shitjeve kanë treguar se iPhone 11 ka rritur shitjet e Apple.

iPhone i ri-i me çmimin e volitshëm ka shitur edhe më shumë sesa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max.

Tani, qeveria kineze ka lëshuar të dhëna zyrtare që mund të vërtetojnë suksesin e iPhone 11 në shitje.

Dërgesat kineze në iPhone janë rritur 6% gjatë shtatorit dhe tetorit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria kineze.

Ky informacion është gjurmuar nga Akademia e Informacionit dhe Komunikimit në Kinë dhe është bërë publik nga Bloomberg.

Sipas Nicole Peng, analistes nga Canalys, çmimi më i ulët i iPhone 11 është përgjegjës për këtë, por Apple përballet me konkurrencë të fortë nga kompani lokale atje, siç janë Huawei dhe Xiaomi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Nëntor, 2019 22:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.