iPhone 12 mund të jetë më i shtrenjtë sesa pritej për shkak të rrjetit 5G

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 22:46

iPhone 12 mund të jetë më i shtrenjtë sesa pritej për shkak të rrjetit 5G

Ne dimë shumë tani për Apple iPhone 12, përfshirë faktin që është planifikuar të prezantohet më 13 tetor 2020.

Ajo që ne nuk e dimë, sidoqoftë, është se cili do të jetë çmimi i iPhone 12, megjithatë ne kemi pak a shumë informata se sa pritet të kushtojë telefoni i ardhshëm nga Apple, shkruan T3.

Megjithatë, kjo duket sikur sapo ka ndryshuar, me analistë të respektuar të Wall Street që i thonë faqes amerikane CNN se ata presin që çmimi i iPhone 12 të jetë 100 dollarë më i shtrenjtë se iPhone 11, transmeton Telegrafi.

Analisti i Bankës së Amerikës, Wamsi Mohan, tha se: Këtë vit, çmimi i modelit më të lartë të iPhone 12 ka të ngjarë të rritet me rreth 100 dollarë, dhe e gjitha kjo si pasojë e rrjetit super të shpejtë 5G”.

Apple ka bërë të ditur më herët se telefonat e radhës nga gjiganti amerikan do të kenë të gjithë mbështetje 5G, dhe tashmë ata do të jenë rreth 100 dollarë më të shtrenjtë për shkak të rrjetit super të shpejtë.

Tani për tani, asgjë nuk është konfirmuar, megjithatë në letër kjo duket sikur mund të ndodhë.

Nëse këto komente të analistëve janë të sakta, dhe për shkak të prestigjit të tyre, atëherë kjo do të thotë se në vend që të paguani 699 dollarë për iPhone-in e ri, tani do të paguani 799 dollarë.

Dhe siç tregojnë raportet e fundit, telefoni nuk do të ofrojë një ekran me shpejtësi të rifreskimit 120Hz. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 28, 2020 22:46