iPhone 12 mund të ketë katër kamera, sugjeron raporti i ri

iPhone 12 mund të ketë katër kamera, sugjeron raporti i ri

Apple gjithmonë ka shkëlqyer në dhënien e përdoruesve të iPhone ato që dëshirojnë dhe këto koncepte të reja, bazuar në thashethemet nga fanatikët e Apple, tregojnë një teknologji të re, e cila thuhet se do të debutoj në telefonin që mund të mposhtë Samsung Galaxy S11 dhe Huawei P40 Pro , sa i përket kamerës.

Sipas PhoneArena, Apple thuhet se operon në një “cikël tre vjeçar të rifreskimit të produktit”, në të cilin një koncept futet dhe përmirësohet për tre vjet, përpara se të prezantohet në telefon aktual.

Sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo, koncepti i ri i Apple për iPhone 12, thuhet se përfshin një shtesë të lenteve të kamerës, të njohur si ‘Time of Flight’.

Lentet TOF përfshijnë teknologjinë e skanimit me rreze 3D me thellësi dhe thuhet se mund të matin thellësinë shumë më saktë sesa një aparat fotografik i rregullt.

Kjo jo që është e mirë vetëm për portretet dhe fotografitë që synojnë të nxjerrin në pah fotot “të thella”, por është gjithashtu e shkëlqyeshme për përdorim të realitetit të shtuar, si në Pokemon Go.

PhoneArena ka shfaqur se si do të dukej ky telefon, me një përbërje simetrike me kamera kuadratike.

Thashethemet e tjera pretendojnë se iPhone 12 do të mbajë një konrizë të vogël për kamerën selfie dhe se telefoni mund të vijë në madhësi të reja.

Sidoqoftë, nëse këto koncepte janë të vërteta, mbetet për tu parë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 16 Nëntor, 2019 22:45

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.