IRI: Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se bisedat e tyre ende përgjohen

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 19:36

IRI: Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se bisedat e tyre ende përgjohen

Pothuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë edhe më tej konsiderojnë se bisedat e tyre telefonike nuk janë private dhe të sigurta, tregon anketa e IRI-t.

Gjithsej 45 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se bisedat telefonike që çdo ditë i realizojnë nuk janë private dhe të sigurta kundrejt 34 për qind të cilët konsiderojnë se askush pa dijeninë e tyre nuk i përgjon.

Lidhur me anketën paraprake të IRI-t, numri i atyre të cilët mendojnë se bisedat e tyre telefonike janë të sigurta është rritur për pesë për qind, ndërsa për një për qind është ulur numri i qytetarëve të cilët konsiderojnë se dikush i përgjon.

Anketa e IRI-t tregon se edhe pse ka trend të përmirësimit, mbi gjysma e të anketuarve konsiderojnë se në Maqedoni ende nuk ekziston sundim i të drejtës. Se ende nuk ka sundim të së drejtës konsiderojnë madje 24 për qind, se pjesërisht nuk ka 29 për qind.

Tridhjetë e tre për qind kanë thënë se në Maqedoni ekziston sundim i të drejtës, prej tyre 14 tërësisht, 29 për qind pjesërisht.

Lidhur me anketën e fundit të IRI-t, për dy për qind është rritur numri i atyre të cilët konsiderojnë se në Maqedoni ka sundim të së drejtës, ndërsa për aq është ulur numri i qytetarëve të cilët konsiderojnë se nuk ka.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 29 Gusht, 2018 19:36