Irina Shayk dhe vajza e saj, fotogafohen pa masa mbrojtëse në Nju Jork

Irina Shayk dhe vajza e saj, fotogafohen pa masa mbrojtëse në Nju Jork

Irina Shayk është parë duke u shëtitur me vajzën e saj Lean.

Pavarësisht faktit se po kërkohet kujdes për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, këto rregulla nuk po përfillen nga të gjithë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Irina Shayk është fotografuar duke shëtitur rrugëve të Nju Jorkut së bashku me vajzën e saj Lean dhe të dyja nuk kanë marrë masat mbrojtëse.

Sipas TMZ, Irina ndan 50/50 kujdestari të përbashkët juridike dhe fizike të Leas së vogël me ish-të fejuarin e saj, të nominuarin tetë herë për ‘Oscar’, Bradley Cooper.

Muajin e ardhshëm do të bëhet një vit i plotë pasi Shayk (lindur Shaykhlislamova) i dha fund romancës së saj katër vjeçare me 45-vjeçarin me origjinë nga Filadelfia.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 22:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.