Ish-ambasadori holandez propozon Fatmir Sejdiun për president

Desk
By Desk December 16, 2019 19:57

Ish-ambasadori holandez propozon Fatmir Sejdiun për president

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka propozuar Fatmir Sejdiun për president të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai gjithashtu si opsione i ka parë edhe dy kandidatë të tjerë.

“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit. Ai është me përvojë, i pavarur dhe nuk është më zyrtar i ndonjë partie specifike. Dy njerëz të tjerë plotësisht të pavarur gjithashtu më shkuan në mendje si kandidatë të shkëlqyeshëm: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna, të dy me përvojë lokale dhe ndërkombëtare. Ata do t’i bënin shumë mirë imazhit të vendit”, ka shkruar ai.

Autor: rtklive.com

Desk
By Desk December 16, 2019 19:57