Ish ambasadori shqiptar: Ali Ahmeti është kryediplomati më i mirë në RMV

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 12 Gusht, 2022 11:53

Ish ambasadori shqiptar: Ali Ahmeti është kryediplomati më i mirë në RMV

Ish ambasadori, Arben Çejku në ditën e tretë të shkollës për lider të rinjë, “Peace Forum Dialogue”, duke folur për figurën e një lideri, morri shembull kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim për të cilin tha se nuk është një lider që lufton për një karrige ose zyrë por është një figurë që lufton për të gjithë shtetin.

Çejku tha se Ahmeti është kryediplomati më i mirë që ka Maqedonia e Veriut.

“Duke qenë komandant i UÇK-së Ahmeti garantoi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Këtë e tregoi dhe dëshmoi edhe koha. Ai krijoi edhe institucione për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai është kryediplomati më i mirë që ka Maqedonia e Veriut. Ahmeti mund të krahasohet vetëm me Ibrahim Rugovën dhe me askënd tjetër, ai luajti një rolë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e RMV-së”, tha mes tjerash Çejku.

Ndryshe, sot është dita e fundit e shkollës për lider të rinjë “Peace Forum Dialogue” të organizuar nga Ministria për Sistem Politik në vigjilje të përvjetorit të 21 të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 12 Gusht, 2022 11:53

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare