Ish-investitori i Facebookut: Metaverse është distopike dhe një ide e keqe

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:30

Ish-investitori i Facebookut: Metaverse është distopike dhe një ide e keqe

Një nga investitorët më të hershëm të Facebook ka etiketuar planet e gjigantit të mediave sociale për një Metaverse si “distopike”.

Meta, siç njihet tashmë Facebook, po investon miliarda në projekt. Por, Roger McNamee i tha BBC-së se “Është një ide e keqe dhe fakti që ne të gjithë jemi ulur dhe e shikojmë këtë sikur është normale duhet të na alarmojë të gjithëve”.

Shefi i produkteve të Metas, Chris Cox, u tha të pranishmëve në Samitin e Uebit në Lisbonë se ideja do ta bënte “internetin më pak të sheshtë”.

Ai tha se do të ishte shumë më mirë se video-konferenca si një hapësirë për takime. Megjithatë, duke folur në të njëjtën ngjarje, McNamee ishte shumë skeptik “Facebook nuk duhet lejuar të krijojë një Metaverse distopike”.

Termi Metaverse u krijua në vitet 1990 në një roman fantastiko-shkencor Snow Crash, ku shërbeu si një pasues i realitetit virtual të internetit.

McNamee u bë një kritik i Facebook-ut pasi filloi të shihte më shumë dezinformata në platformë. Ai tha se nuk ishte i bindur se Metaverse do të ishte e sigurt në duart e shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg.

“Nuk ka asnjë mënyrë që një rregullator ose politikëbërës të lejojë Facebook të operojë atje [në metaverse] ose të hyjë në kriptovaluta,” tha ai.

“Facebook duhet të kishte humbur të drejtën për të bërë zgjedhjet e veta. Një rregullator duhet të jetë aty duke dhënë miratimin paraprak për çdo gjë që ata bëjnë. Sasia e dëmit që ata kanë bërë është e pallogaritshme”, tha ai.

Ndryshe, Mark Zuckerberg ka prezantuar javën e kaluar inovacionin më të ri të teknologjisë të quajtur Metaverse.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 23:30

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....