Ish kryeministri Georgievski: Qeveria duhet të blejë naftë dhe ar

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:27

Ish kryeministri Georgievski: Qeveria duhet të blejë naftë dhe ar

Tani është koha për hapa vizionarë. Nafta asnjëherë nuk ka qenë më e lirë në bursat, dhe nëse e blejmë naftë shpejt për 100-200 milion euro, do të sigurojmë energji të lirë, tha kreu i VMRO Popullore dhe ish kryeministri Ljupco Georgievski.

Sipas tij, ky do të jetë një avantazh në të ardhmen kur do të përballemi me pasojat ekonomike.

Në të njëjtën kohë, sipas Georgievskit, rezervat e arit në Bankën Popullore duhet të rriten, sepse vetëm çmimi i arit po rritet dhe këto rezerva, nëse bëhen, do të jenë vendimtare për vendin.

– Tani shoh vetëm shuarjen e zjarreve të caktuara në ekonomi, dhe jo hapa vizionarë. Unë i bëj thirrje Qeverisë që të marrë seriozisht të gjithë këtë situatë, thotë Georgievski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:27