Ish-Ministri i BDI-së në përkrahje të Izet Mexhitit

Desk
By Desk March 8, 2020 16:25

Ish-Ministri i BDI-së në përkrahje të Izet Mexhitit

Ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti, në një postim në fesjbuk të publikuar mbrëmë pas publikimit të bartësve të listave të BDI-së, ka komentuar nominimin e Izet Mexhitit për bartës të listës në njesinë e parë zgjedhore.

Ai thotë se “me nominimin e Izet Mexhitit për bartës të listës për zgjedhjet parlamentare 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka dëshmuar përkushtim dhe rrespekt për zonën zgjedhore nr.1 dhe në veçanti për rajonin e Dervenit.

Shoku jonë Izet Mexhiti qysh në moshë të re ka bartur përgjegjësi të mëdha mbi supe dhe përveçse djalë me prejardhje dërvenase, mbahet mend edhe si Kryetari i parë i Shkupit të vjetër (komunës së Çairit), tek i cili banorët e Shkupit dhe rrethinës në çdo kohë kanë gjetur mbështetje për punë të mbara.
Besoj fuqishëm se cilido qoftë kuadër lokal nga komuna e Sarajit që do të gjendet në listë përkrah një prijësi si Izet Mexhiti, do të ndihet i privilegjuar dhe triumfi në zgjedhje do të jetë i lehtë dhe më i madh”-thotë Ameti .

Desk
By Desk March 8, 2020 16:25