ISH OFICER I SS I AKUZUAR PËR BASHKËKRYERJE TË 5.230 VRASJEVE

Redaksia
By Redaksia 18 Prill, 2019 17:19

ISH OFICER I SS I AKUZUAR PËR BASHKËKRYERJE TË 5.230 VRASJEVE

Prokuroria në Hamburg ka pretenduar se i dyshuari 92 vjeçar, emri i të cilit nuk është kumtuar, është akuzuar për ndihmë në vrasje të pamëshirshme kryesisht të burgosurve hebrenj në kampin e përqendrimit Shtuthof, ku ka punuar si roje  prej gushtit 1944 deri në prill 1945.

Pretendohet se ky njeri, i cili atëbotë i kishte 17 ose 18 vjet, ishte një “rrotëz e vogël në makinerinë vrastare” e cila para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore i ka pushkatuar, helmuar apo vrarë me uri.

Gazeta Welt ka transmetuar se i akuzuari ka pranuar në polici se ka ditur për dhomat e gazit në Shtuthof dhe se ka parë transportimin e kufomave nëpër krematorë.

Redaksia
By Redaksia 18 Prill, 2019 17:19