Ish trajneri i Juves, kandidati i radhës për të pasuar Valverden

Ish trajneri i Juves, kandidati i radhës për të pasuar Valverden

Masimiliano Allegri i ofrohet Barcelonës. Në radhët e katalansve kanë nisur të mendojnë për trajnerin e ardhshëm të skuadrës. Kandidaturat nuk mungojnë, por duke qenë se ekipi ndodhet në mes të sezonit, përzgjedhja nuk duket edhe aq e lehtë. Sidoqoftë drejtuesit e blaugrana e kanë një emër tek i cili mesa duket besojnë.

Pikërisht ish-trajnerin e Juventusit, Masimiliano Allegri. Që prej verës së kaluar kur tekniku mbylli aventurën e tij të suksesshme në krye të stolit të Zonjës së Vjetër, në drejtim të 52-vjeçarit ofertat nuk kanë munguar, por ka qenë vetë tekniku livornez i cili ka preferuar që për disa kohë të qëndrojë pushim.

Allegri ka preferuar që gjatë kësaj periudhe ti përkushtohet familjes si dhe ka nisur kursin e anglishtes, kjo e fundit kur u përhap si lajm, bëri që mediat ta lidhnin të ardhmen e teknikut drejt Premier Leagues, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle Allegri është i hapur për të dëgjuar ofertën e katalansve, ndërsa emri tjetër që po shqyrtohet nga drejtuesit e Barcelonës është ai i ish teknikut të Tottenhamit Mauricio Pochetino.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Janar, 2020 20:35

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA