Ishin duke festuar golin, por lojtarët kapen mes vete puna e fanellës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 19:59

Ishin duke festuar golin, por lojtarët kapen mes vete puna e fanellës

Skuadra e Cërvena Zvezdës fituan Kupën e Serbisë. Në finale në stadiumin “Rajko Mitić”, ata mposhtën 2:1 Čukarički dhe kështu fituan kurorën e dyfishtë për të tretin sezon radhazi.

Zvezda kështu vazhdoi dominimin e saj në futbollin serb. Ndeshja nuk i përmbushi pritshmëritë duke pasur parasysh numrin e vogël të shikuesve dhe futbollin e dobët të paraqitur nga të dyja skuadrat.

Lojtarët e Crvena zvezdës arritën të rikuperohen nga tronditja dhe në vazhdim të lojës e kthyen rezultatin në 2:1. Heroi i kthesës ishte Aleksandar Peshiq, i cili shënoi fillimisht në minutën e 60-të dhe më pas në minutën e 75-të. Pas golit të dytë të Peshiqit, sulmuesi i Zvezdës hoqi fanellën dhe shkoi të festonte me tifozët, shkruan Lajmi.net

Kjo nuk i ka pëlqyer shokut të tij të skuadrës, i cili e ka paralajmëruar menjëherë që të veshë fanellën për të mos marrë ndëshkim me karton të verdhë. Peshiq nuk e dëgjoi këtë dhe dy herë me inat e largoi bashkëlojtarin e tij.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 19:59

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare