ISIS konfirmon vdekjen e al-Baghdadit, emëron shefin e ri

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 31, 2019 22:52

ISIS konfirmon vdekjen e al-Baghdadit, emëron shefin e ri

Grupi i armatosur i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të saj, Abu Bakr al-Bagdadi, duke vendosur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi si shefin e ri të grupit.

Abu Hamza al-Qurayshi, zëdhënësi i ri i ISIS-it, e bëri njoftimin të enjten në një deklaratë audio të shpërndarë nga krahu i mediave të grupit, Al Furqan, njofton Klan Kosova.
Ai gjithashtu konfirmoi vdekjen e paraardhësit të tij, Ebu al-Hassan al-Muhajir.

Deklarata u bëri thirrje pasuesve të grupit që të zotohen për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri, titulli i të cilit tregon se ai pretendon prejardhje
Ai iu drejtua gjithashtu Shteteve të Bashkuara, duke thënë: “Mos u gëzoni”.

Vdekja e Al-Bagdadi u njoftua për herë të parë nga presidenti amerikan Donald Trump të dielën, pas një sulmi gjatë natës nga forcat speciale amerikane në Barisha, një fshat në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 31, 2019 22:52