Islami, nuk arrin të kalojë në finalen e 400 metrave me pengesa

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 19:33

Islami, nuk arrin të kalojë në finalen e 400 metrave me pengesa

Atletja shqiptare Drita Islami, nuk arriti të kualifikohej në garën e fundit të 400 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare në Oran, duke u renditur e nënta në kualifikim.

Ajo regjistroi kohën prej 59.16 sekonda, e pamjaftueshme për të hyrë në garën finale.

Ndryshe, në Lojërat Meshdetare në Algjeri, do të performojnë edhe tre sportistë të tjerë nga ekspedita e Maqedonisë – Jovan Stojoski në 400 metra, Dario Ivanovski në garën 5000 metra, si dhe Andreas Trajkovski në kërcim së gjati.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Korrik, 2022 19:33