Ismet Sylejmani: Udhëheqësi i Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, e ka krah të djathtë Artan Grubin!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 18:18

Ismet Sylejmani: Udhëheqësi i Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, e ka krah të djathtë Artan Grubin!

Ismet Sylejmani i njohur si miku i afërt i Al Ahmetit dhe që i ka bashkuar kauza në LPK e luftën çlirimtare në UÇ-Kombëtare e UÇ-Kosovës, vazhdimisht ka shkruar për Ali Ahmetin në relacion me Artan Grubin, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër në Ministrinë për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Flaka ua sjell këto botime të veprimtarit Ismet Sylejmani në pesë vazhdime:

UDHËHEQËSI I POPULLIT SHQIPTAR ALI AHMETI, E KA KRAH TË DJATHTË ARTAN GRUBIN

Vizitë historike!

Te Zëvendës Kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i nderuari Artan Grubi!

Knaqesia ime ishte e madhe sepse po vizitoja një njeri të madh e të veçantë, te i cili shoh besnikun e shokut e mikut tim të madh Ali Ahmeti!

Udhëheqësi i popullut shqiptar Ali Ahmeti, Artan Grubin e ka krahun e djathtë të Tij!

Artan Grubi është jo vetëm besniku i Ali Ahmetit, por edhe njeriu me funksione kyqe në Parti BDI e në Qeveri!

Artan Grubi, po dëshmon me vepra e fitore të mëdha përkrah Liderit të madh shqiptar Ali Ahmeti, se është organizator i madh e politikan e diplomat i shkelqyer!

Faleminderit për mikpritjen i dashur dhe shumë i nderuar shok e mik Artan Grubi!

Të gjithë ata që e duan dhe e perkrahin pa rezervë shokun, bashkëveprimtarin e bashkluftëtarin tim Ali Ahmeti, unë i dua shumë dhe i kam shokë e miq të mëdhenj!

Artan Grubi është në ballë të kolonës, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që e duan me gjithë zemer e shpirtë Ali Ahmetin!

Artan Grubi në BDI, në Qeveri e në të gjithë sektorët dhe rrathët politiko-organizativ në Maqedoninë e Veriut, pas Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmetit e Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut të nderuarit Talat Xhaferi, është figura me e angazhuar dhe më produktive!

I dashur Artan, edhe njëherë faleminderit për mikpritjen!

Më shumë respekt,

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 30 Shtator 2021

Pjesa 1, vazhdon.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shtator, 2022 18:18

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare