Itali, 195 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Desk
By Desk May 13, 2020 20:32

Itali, 195 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Infeksionet e reja bien nga 1 402 në 888, ndërsa vdekjet rriten nga 172 në 195, duke arritur në total 31 000 që nga fillimi i epidemisë, raporton gazeta italiane  ”La Repubblica”.

Gjithashtu shërimet kanë regjistruat një boom me 3 500 brenda një dite.

Ekzistojnë gjithashtu 693 më pak pacientë në repartet e zakonshme Covid dhe 59 ata në njësitë e kujdesit intensiv.

Të dhënat më të fundit nga Instituti i Lartë i Shëndetit tregojnë për vlera në rend zbritës për të gjitha rajonet përsa i përket infeksioneve të reja.

Desk
By Desk May 13, 2020 20:32