Itali, Senati autorizon heqjen e imunitetit të Salvinit

Itali, Senati autorizon heqjen e imunitetit të Salvinit

Senati italian autorizoi sot heqjen e imunitetit të Matteo Salvinit, kreu i partisë së ekstremit të djathtë La Liga.

Masa u mor me qëllim referimin e tij drejtësisë, në lidhje me sekuestrimin e migrantëve kur Salvini ishte Ministër i Brendshëm.

Në këtë aftësi, ai vonoi zbarkimin e më shumë 100 migrantëve të shpëtuar në det nga anija spanjolle “Open Arms”.

Prokurorët e konsiderojnë sjelljen si një abuzim të detyrës dhe rrëmbim të personave në bord, një krim i dënueshëm me burgim deri në 15 vjet.

“Jam krenar që kam mbrojtur Italinë dhe do ta bëja sërish”, reagoi Salvini.

Senatorët që votuan pro për heqjen e imunitetit ishin 149 kundër 141 që votuan jo.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Korrik, 2020 20:47

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.