Itali, zbresin në minimumin historik infeksionet e reja, 179 viktima

Desk
By Desk May 11, 2020 19:35

Itali, zbresin në minimumin historik infeksionet e reja, 179 viktima

Zbresin në minimumin historik infeksionet e reja sot në Itali, me 744 infeksione të reja kundrejt 802 që ishin dje, raporton gazeta italiane ”Il Giornale”.

Numuri i vdekjeve ka mbetur i qëndrueshëm me 179 persona, 14 më shumë se dje.

”Pesë vdekje të tjera janë regjistruar në mesin e mjekëve për shkak të epidemisë Covid-19”, njoftoi Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut (Fnomceo), e cila aktualizon listën e mjekëve që humbin jetën për shkak të epidemisë, duke përfshirë mjekë aktivë dhe në pension të thirrur për të shërbyer për urgjencën.

Numri i përgjithshëm i bluzave të bardha, viktima të koronavirusit arriti në 160.

Desk
By Desk May 11, 2020 19:35