Italia në krizë demografike, vendi po “plaket”

Italia në krizë demografike, vendi po “plaket”

E ardhmja e Italisë kërcënohet rënia e numrit të lindjeve, tha të martën Presidenti Sergio Mattarella, pas publikimit të të dhënave të reja që tregojnë se popullsia u tkurr përsëri në vitin 2019.

Kriza demografike në rritje e Italisë, me rënien e lindjeve dhe rritjen e jetëgjatësisë, është një prej arsyeve për stanjacionin kronik të ekonomisë dhe situata po përkeqësohet.

Agjensia Kombëtare e Statistikave ISTAT tha se vitin e kaluar kishte patur 435,000 lindjet, ose 5,000 më pak se në 2018, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në Itali. Vdekjet në vitin 2019 arritën në 647,000, rreth 14,000 më shumë se një vit më parë.

“Ky është një problem që ka të bëjë me vetë ekzistencën tonë si vend,” tha presidenti Mattarella menjëherë pasi u publikuan të dhënat.

“Indi i vendit tonë po dobësohet dhe duhet bërë gjithçka për ta sprapsur këtë fenomen”.

“Si person i moshuar, jam i vetëdijshëm për rënien e nivelit të lindjeve,” shtoi zoti Mattarella, i cili është 78 vjeç.

Popullsia e përgjithshme e Italisë ra në 60.3 milion ose 116,000 më pak se një vit më parë, ndërkohë që numri i lindjeve mes emigrantëve vazhdon të rritet.

Shumë vende të tjera evropiane po përballen me sfida të ngjashme, veçanërisht Evropa Lindore ish-komuniste.

Edhe Gjermania po njeh rënie të lindjeve që pjesërisht po kompensohet nga rritja e lindjeve mes emigrantëve.

Shkalla e lindjeve ka qenë diçka më e qendrueshme në Francë dhe Britani.

Popullsia e Italisë rritej pothuajse çdo vit që nga Lufta e Parë Botërore, duke arritur kulmin në vitin 2015 me 60.8 milion banorë./R.E.L

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Shkurt, 2020 22:28

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.