Italia pa trajner në ndeshjet e nëntorit, Mancini ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Desk
By Desk November 6, 2020 20:59

Italia pa trajner në ndeshjet e nëntorit, Mancini ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mancini, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe me shumë gjasë do t’i humbas tri ndeshjet e muajit nëntor.

Lajme u komunikua nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit), e cila bëri të ditur se si trajneri i të kaltërve është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpinë e tij.

“Është plotësisht asimptomatik. Në përputhje me dispozitat në fuqi, trajneri “i kaltër” është vetizoluar në shtëpinë e tij, në Romë”.

“FIGC ka njoftuar menjëherë autoritetet shëndetësore lokale që kanë kompetencën territoriale për këtë rast. Trajneri do të bashkohet me ekipin kombëtar në Coverciano pasi të përfundojë rruga e kërkuar nga protokollet e UEFA-s”, thuhet në njoftim.

Italia ka programuar tri përballje në muajin nëntor: miqësoren kundër Estonisë, në Firence (11 nëntor), dhe ndeshjet e raundit të pestë dhe të gjashtë të Ligës së Kombeve kundër Polonisë, në Reggio Emilia (15 nëntor), dhe kundër Bosnjë Hercegovinës, në Sarajevë (18 nëntor). 

Desk
By Desk November 6, 2020 20:59