Italia shpëton 800 emigrantë: Në bord kishte edhe gra shtatzëna dhe të mitur

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Nëntor, 2021 00:01

Italia shpëton 800 emigrantë: Në bord kishte edhe gra shtatzëna dhe të mitur

Italia ka lejuar një anije humanitare me 800 emigrantë të shpëtuar nga deti, duke duke përfshirë rreth dyqind të mitur dhe pesë gra shtatzëna, të ankorohej në Trapani, Siçili.

Ky miratim u dha vetëm disa orë pasi një organizatë humanitare dërgoi ushqime dhe batanije në anije.
Anija Sea Eye 4 shpëtoi 400 njerëz në det të mërkurën dhe 400 të tjerë nga një anije që po fundosej të enjten, transmeton portal arbresh.info

Në bord ndodheshin më shumë se 200 të mitur, duke përfshirë “disa fëmijë nën moshën 10 vjeç” dhe pesë gra shtatzëna, tha OJQ-ja në një deklaratë, duke specifikuar se 200 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në bord.

Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për emigrantët.

Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për emigrantët nga Afrika e Veriut, veçanërisht Tunizia dhe Libia, nga ku ka dukshëm më shumë largime se në vitet e mëparshme.

Gati 55 mijë emigrant kanë arritur në Itali që nga fillimi i vitit, nga më pak se 30 mijë në vitin 2020, sipas Ministrisë së Brendshme.

Në përputhje me politikën e “mbylljes” së ish-ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, vendeve të tjera evropiane iu desh të pranonin një numër emigrantësh të shpëtuar në mënyrë që anijes t’i jepej një vend.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Nëntor, 2021 00:01
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.