Italia zbulon listën e të ftuarve për ndeshjet e nëntorit

Redaksia
By Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:22

Italia zbulon listën e të ftuarve për ndeshjet e nëntorit

Italia ka zbuluar listën e skuadrës në prag të dy ndeshjeve të fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Italia dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për “Katar 2022” do t’i luajë ndaj kombëtareve të Zvicrës, respektivisht Irlandës Veriore.

Ndeshjen e parë ‘azurët’ do ta luajnë në shtëpi ndaj Zvicrrës të premten më 12 nëntor, gjersa tre ditë më vonë ata do të udhëtojnë në Irlandë më 15 nëntor.

Italia qëndron si lidere e grupit C me 14 pikë, aq sa ka edhe Zvicra, gjersa përballja e ardhshme mund të definojë për skuadrën që mund të mbyllë grupin si lidere. /Lajmi.net

Redaksia
By Redaksia 5 Nëntor, 2021 22:22