ITKSh, Konferencë shkencore mbarëkombëtare “Unifikimi gjuhësor, një e arritur e madhe”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 19:20

ITKSh, Konferencë shkencore mbarëkombëtare “Unifikimi gjuhësor, një e arritur e madhe”

“Një komb, një gjuhë” është emëruar Konferenca shkencore mbarëkombëtare e organizuar nga ITSHKSH, Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës. Bashkimi shpirtëror përmes gjuhës është mekanizëm që na bën më të integruar mes vete, u tha me këtë rast.

“Pas këtij kongresi u bë relative se a je shqiptar në Tiranë, Shkup, Prishtinë apo Preshevë, në Ulqin ose mërgatë, sepse ishte krijuar indi lidhor i kombit dhe do të tipizonte secilin shqiptar kudo që të jetë. Prandaj, shikuar në këtë kontekst, Kongresi i Drejtshkrimit bëhet pika më e rëndësishme e ndërtimit të kombit tonë.”,- tha Skender Asani nga ITKSH.

“Për mua standardi ka vrarë toskërishten më shumë sesa gegërishten, por standardi ka dhënë mundësi që ne sot të jemi një gjuhë, një komb dhe ky titull i konferencës është për t’u lavdëruar sërish.”,- tha Ardit Bido nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave – Tiranë.

“Instituti Albanologjik, punonjësit e tij, kanë qenë gjithmonë të mirëpritur në konferencat dhe aktivitetet tuaja sikur që edhe prania juaj në veprimtarinë tonë na ka nderuar. Në këtë sens bashkëpunimi korrekt në interes të dyanshëm e shoh edhe këtë konferencë shkencore jubilare, i bindur se mund të bëjmë edhe shumë punë dhe projekte tjera në interes të albanologjisë.”,- theksoi drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Memishi.

“Si gjuhë zyrtare e shqiptarëve që përbëjnë 30 për qind nga popullsia në RMV, që nga Kongresi i Drejtshkrimit, ka njohur pasurim, shtrirje dhe zgjerim të funksioneve. Ajo ka fituar statusin kombëtar dhe ndërkombëtar, por ende gjendet përballë sfidave jashtë gjuhësore, ashtu siç gjendet edhe para sfidave të globalizimit.”,- u shpreh Valter Memisha nga Akademia e Studimeve Albanologjike – Tiranë.

“Të kaluarën dhe të ardhmen e popullit tonë e përcaktuan shumë faktorë, por dy janë më të qenësishme – sakrifica për liri dhe aspirata për bashkim. Uroj që këta faktorë të jenë prezentë në mendjet dhe zemrat tona, duke i dhënë përparësi punës vetëmohuese të elitave shkencore dhe akademike.”,- tha drejtori i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Memet Prishtina.

Në kuadër të konferencës shkencore u mbajt edhe ekspozita e titulluar “Nga alfabeti në drejtshkrim”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 19:20

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...