ITSh – Reagim kundër vandalizimit të historisë shqiptare

ITSh – Reagim kundër vandalizimit të historisë shqiptare

“Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, reagon ashpër dhe e dënon vandalizimin e trenit përkujtimor në projektin e nisur Qendra Përkujtimore “Bllacë 1999”.

Duke konsideruar se kjo qendër është metafora e vuajtjeve njëshekullore të shqiptarëve nga pushteti serb, që kulminuan me eksodin e vitit 1999, për neve përbën shqetësim serioz pakujdesia e institucioneve të Republikës së Kosovës, që lejojnë vandalizimin e përkujtimit të historisë shqiptare.

Bllaca është barometri jonë për të kaluarën shqiptare dhe për vuajtjet e pamatura e të panumërta që shqiptarët i kanë përjetuar në shekullin e kaluar, andaj pakujdesia ndaj saj është pakujdesi ndaj vetvetes sonë dhe heqja dorë prej saj është heqje dorë nga ndërgjegjja jonë kombëtare.

Prandaj, u bëjmë thirrje organeve të rendit të Republikës së Kosovës të shfaqin kujdes dhe të mos lejojnë baltosjen e këtillë të ndërgjegjes sonë të përbashkët.” – shprehet drejtori Asani



Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 16, 2019 23:03

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA