ITShKShM, promovoi libër mbi antisemitizmin e Mbretërisë bullgare

ITShKShM, promovoi libër mbi antisemitizmin e Mbretërisë bullgare

Komuniteti hebraik shënoi 77 vjetorin nga deportimi dhe holokausti i 7144 hebrenjve që jetonin në kampin “Treblinka”. ITShKShM me këtë rast promovoi përmbledhjen e dokumenteve – librin “Legjislacioni bazik mbi antisemitizmin e Mbretërisë bullgare” – nga autorët, Skender Asani, Nora Maliqi Zylali dhe Vllado Popovski.

“I pajisur me dokumente dhe burime të vlefshme arkivore, sjell për herë të parë tek lexuesit arkitekturën e një sistemi antisemit si që ishte Mbretëria bullgare.”,- tha drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.

“Që të diskriminohet, të vidhet dhe të shkatërrohet një vend apo popull, në atë kohë në Bullgari duhej të behet intervenim i madh publik që të tërhiqet në anën e politikës së shtetit, sepse në atë kohë ky shtet ka qenë shtet i njohur demokratik.”,- theksoi bashkautori, Vllado Popovski.

“Kanë krijuar lidhjen shqiptare e cila në fakt ka qenë rrjet i njerëzve shqiptarë nga Shkupi, Kosova, Shqipëria të cilët kanë bërë të pamundurën për t’i fshehur, strehuar dhe kaluar hebrenjtë prej zonave të përfshira në gjenocid në Shqipëri.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në Treblinkë u vranë 98% nga komuniteti hebrenj në Maqedoni në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 10 Mars, 2020 19:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.