Ivo Rangeloviq rendit një sërë dështimesh për humbjen e LSDM-së në këto zgjedhje

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:01

Ivo Rangeloviq rendit një sërë dështimesh për humbjen e LSDM-së në këto zgjedhje

LSDM hyri në këto zgjedhje lokale e papërgatitur si në aspektin e kandidatëve ashtu edhe në atë organizativ, të cilat në fillim i konsideroi si të fituara dhe donte t’i përdorte si shkak për pastrim brenda-partiak, duke mos njohur rezultatin dhe efektin që do të kenë në pushtet dhe në parti. Duke u nisur nga ky pozicion, për analistët nuk është befasues rezultati i kandidatëve të LSDM-së. Politikologu Ivo Rangelloviq thotë se fushata nuk luajti rol kyç në disfatë, por përzgjedhja e kandidatëve, por edhe shumë hapa të mëparshëm politikë që u vlerësuan negativisht nga votuesit që kishin pritshmëri të mëdha nga Zaevi. Përveç dështimit me BE-në, Rangeloviq përmend edhe arsye të tjera:

“Mendimi im personal është se me këtë gamë të kandidatëve me të cilët doli LSDM-ja, si dhe partia në pushtet, duhet të them se në njëfarë mënyre e ka nënvlerësuar votuesin në Maqedoni, a thua gjeti një zonë komoditeti në gjithë këtë çështje, duke fjetur në atë anë se zgjedhjet lokale kanë mbaruar, këtë nuk e di. Dhe sigurisht, përveç kësaj do t’ia shtojmë edhe menaxhimin relativisht të keq me krizën KOVID, tregjedinë që ndodhi në Tetovë dhe dorëheqja e parealizuar e ministrit, të gjitha këto, kur vihen në kantar, vijmë deri te ky rezultat”- deklaroi Ivo Rangeloviq, politolog.

Humbja zgjedhore dhe tërheqja e Zaevit nga pozita e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, çon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat nuk mund të ndodhin. Rangeloviq i konsideron politikisht jokorrekte njoftimet për formimin e shumicës së re parlamentare nga partitë në pushtet dhe në opozitë..

“Mendoj se momenti më korrekt do të ishte shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, edhe pse shumëkush mund të konstatojë se nuk është edhe aq mirë, këtij vendi për momentin ndoshta edhe nuk i duhen ato zgjedhje. Por një gjë është e sigurt se Maqedonia, duam apo s’duam, po hyn në një krizë të re politike, pavarësisht se kemi pasur vetëm zgjedhje lokale dhe jo parlamentare. Megjithatë, këto dy gjëra janë të lidhura ngushtë dhe mendoj se do të ishte më e drejtë që populli edhe një herë të tregojë përmes votës se cila duhet të jetë qeveria e re etj…”- pohoi Ivo Rangeloviq, politolog.

Zaevi dje tha se po merr përgjegjësinë për humbjen dhe se po largohet, por gjithashtu shtoi se nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por do të ndihmojë në riorganizimin e një qeverie të re me shumicë progresive që do të rritet. Ai u shpreh i zhgënjyer për rezultatin e keq pasi shumica e qytetarëve që votuan por edhe ata që vendosën të rrinë në shtëpi votuan për të njëjtët njerëz që 4 vite më parë shkuan për të vrarë në Parlament./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:01

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare