Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Izolimi i Kosovës: Qeveria Haradinaj vetëm dy njohje gjatë mandatit

Izolimi i Kosovës: Qeveria Haradinaj vetëm dy njohje gjatë mandatit

Redaksia

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, solli një sfidë të re për diplomacinë, atë të njohjeve nga shtetet e rëndësishme botërore. Mirëpo, qeveria Haradinaj 2 arriti të sigurojë vetëm dy njohje.

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është njohur nga gjithsej 116 shtete. Periudha e mandatit të ministrit të Jashtëm aktual, Behgjet Pacolli njihet si më regresivja në këtë aspekt.

Kjo për shkakun se që nga 2017-ta kur ai mori këtë pozitë, Kosovën e kanë njohur vetëm dy shtete. Njohësi i çështjeve integruese, Afrim Hoti, liston dy problemet kryesore të diplomacisë në këtë aspekt.

Sidoqoftë, ai thotë se një gjë e tillë është karakterizuar edhe në mandatin paraprak në ministrinë e Jashtme.

“Diskursi regresiv i njohjeve të Kosovës nuk ka qenë specifikë e mandatit të fundit qeverisës, por ka qenë specifikë e dy mandateve të fundit. Këto kanë ardhur si rezultat i zhvillime të brendshme dhe jashtme. Në kuptimin e këtyre të brendshme është se në këto dy mandate nuk kemi arritur të konsolidojmë pushtet të fuqishëm që përpos zhvillimeve brenda përbrenda të fokusohet edhe në politikën e jashtme për të marrë numër sa më të madh të njohjeve”, thekson Hoti për lajmi.net.

Duke folur për aspektin e jashtëm të problemeve, Hoti përmend dialogun me Serbinë, si dhe mungesën e profesionalizmit të stafitë të MPJ-së. Sipas tij, kjo është shfrytëzuar maksimalisht nga Beogradi.

“Në aspektin e jashtëm, lidhet me një politikë të jashtme shumë të brishtë, dhe me një shërbim të jashtëm shumë joprofesional dhe jostabil që normalisht nuk i ka dhënë efektet e veta. Kësaj duhet t’i shtohet edhe trajektorja e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, e cila është shfrytëzuar maksimalisht që Kosova mos të marrë njohje të reja”, thotë ai.

E deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, numri i njohjeve pritet të mbehet i njëjtë. Nga kabineti i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli nuk kanë sqaruar nëse ndonjë shtet pritet që këtë periudhë ta njoh Kosovën, mirëpo nuk e ka marrë një të tillë.

Të njëjtës pyetje nuk i janë përgjigjur as zyrtarë të tjerë të ministrisë së Pacollit. Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën është Barbadosi. Para tij, në nëntor të vitit të kaluar, Kosova është njohur edhe nga Madagaskari.

Continue Reading

Previous: 13 fëmijë braktisen për gjashtë muaj në Kosovë
Next: Bankat në Kosovë fitojnë rreth 90 milionë euro në vit

Të ngjashme

517656-OrKY1awKv9 Vjen përgjigja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Vjen përgjigja e Sllovakisë pasi Kurti i kërkoi njohjen e Kosovës

Redaksia
2 Sot në Skenderaj u vaksinuan kundër COVID-19 dy persona mbi 100 vjeçar

Sot në Skenderaj u vaksinuan kundër COVID-19 dy persona mbi 100 vjeçar

Redaksia
1 Spahiu pas letrës së Biden: Ndryshimi i kufijve tani është jashtë agjende

Spahiu pas letrës së Biden: Ndryshimi i kufijve tani është jashtë agjende

Redaksia

TË FUNDIT

Bajern-Munihu-fitore-ndaj-Leverkuzenit Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

Uzuni-780x470 Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Uzuni shënon 2 gola, Ferencvaroshi shpallet kampion i Hungarisë

Xherdan-Shaqiri Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Shaqiri bashkohet ne protestë me lojtarët e tjerë të Liverpullit

Chelsea's Olivier Giroud, center right, jumps for the ball with Brighton's Adam Webster during the English Premier League soccer match between Chelsea and Brighton and Hove Albion at Stamford Bridge Stadium in London, Tuesday, April 20, 2021. (AP Photo/Frank Augstein, Pool) Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Dështon Çellsi, nxitet lufta për pozitën e katërt

Shalke-04 Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2

Shalke dhe Mustafi kalojnë në Bundesliga 2


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.