Izolimit 4 ditor i paraprin një rrëmujë e vërtet në kryeqytet

Desk
By Desk April 17, 2020 17:08

Izolimit 4 ditor i paraprin një rrëmujë e vërtet në kryeqytet

Izolimi 4 ditor që nisi sot në orën 16 dhe do zgjasë deri të martën në orën 5 të mëngjesit i parapriu një rrëmuje të vërtetë në kryeqytet. Në rrugët kryesore të Shkupit ishin krijuar kolona të gjata makinash.

Të gjithë nxitonin njëkohësisht për të kryer obligimet. Radhët e gjata nuk mungonin as para supermarketeve, bankave, apo edhe mishtoreve. Qytetarët si gjithmonë preferuan të mos flasin, por prapa kamerave thonë se do të furnizohen me më shumë produkte ushqimore që të mos ndodhë të ju mungojë ndonjë gjë.

Kishte edhe nga më pak fatlumët që kishin bërë furnizimin me ushqime, mirëpo i ishin rikthyer radhës së gjatë para marketeve, sepse kishin harruar pa blerë një apo dy produkte. Në lokacionet që vizituam distanca nuk respektohej pothuajse askund.

Alsat

Desk
By Desk April 17, 2020 17:08