Izrael, 7 vjet burg për ata që cenojnë karantinën mbi koronavirusin

Izrael, 7 vjet burg për ata që cenojnë karantinën mbi koronavirusin

Në një njoftim, Ministria tha se rreth 50 persona që kishin vizituar vendet e Azisë Lindore nuk ndoqën një procedurë karantine 14 ditore pas kthimit të tyre.

Izraelitët që cenojnë karantinë të koronavirusit mund të përballen deri me shtatë vjet burg, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë.

Në një njoftim, Ministria tha se rreth 50 persona që kishin vizituar vendet e Azisë Lindore nuk ndoqën një procedurë karantine 14 ditore pas kthimit të tyre.

Ata që shkelin vetë-karantinën në shtëpitë e tyre nga pakujdesia, do të dënohen me tre vjet burg, thuhet në njoftim.

Ministria po ashtu u bëri thirrje izraelitëve që të raportojnë ata që nuk ndjekin udhëzimet e karantinës.

Të martën, Ministria e Brendshme njoftoi se të huajt që kanë vizituar Tajlandën, Singaporin dhe Hong Kongun si dhe Macaon nuk do të lejohen të hyjnë në vend./aa/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 19:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.