Izraeli prodhon dronin që mund të bartë snajperë dhe pushkë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 22:39

Izraeli prodhon dronin që mund të bartë snajperë dhe pushkë

Një kompani ka prezantuar dronin e ri “tmerrues” me armë, që mund të bartë snajperë dhe pushkë sulmi.

Sipas medieve të huaja, i ashtuquajturi SMASH Dragon gjithashtu mund të ngarkohet me granata 40 mm.

Pajisja është e zhvilluar nga firma me bazë më Izrael, Smart Shooter. Kompania thotë se krenohet me teknologjinë e testuar nga lufta që siguron “eliminimin e saktë të objektivit”.

Firma thotë se zhvillon armë të tilla për zbatim të ligjit dhe përdorime ushtarake.

“Jashtëzakonisht i lehtë pajisja ka qëndrueshmëri në mision të gjatë, SMASH Dragon integron një koncept unik stabilizimi me teknologjinë SMASH që i mundëson sistemit të godasë me saktësi objektivat statike dhe lëvizëse gjatë fluturimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2022 22:39

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare