Ja çfarë tregojnë analizat e fundit mbi ujin e liqenit të Ohrit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 22, 2019 21:20

Ja çfarë tregojnë analizat e fundit mbi ujin e liqenit të Ohrit

Uji në liqenin e Ohrit është i pastër dhe i sigurt për notim, përcjell FLAKA.

Gjetjet e fundit nga monitorimi bzë liqenit tregojnë se uji është me cilësi të mirë për sport dhe rekreacion.

Nga kalaja e Samuilit në kampet Partizan dhe Mladost, ku ka pasur ndalim të larjes për shkak të derdhjes së ujërave të zeza si rezultat i kolektorit jofunksional dhe rrjetit të papërshtatshëm të kanalizimeve, analizat e fundit tregojnë se uji është i klasës së dytë.

Nga Qendra për Shëndetësi Publike njoftoi se vazhdimisht bëjnë kontrolle jo vetëm mbi ujërat e liqenit, por edhe në burimet publike, ku gjetjet tregojnë se ato janë të sigurta për pije, ndërsa në burimet e ujrave të Biljanin, megjithëse kanë një karakter të ndryshueshëm në cilësi, kontrollet e fundit tregojnë se uji edhe atje mund të pihet.

Përndryshe, në vendbanimet e Voska dhe Dalan shpesh ka ndotje të liqenit. Ndërsa ambientalistët u bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa sapo revitalizimi i sistemit të kolektorëve është një nga rekomandimet e UNESKO-s, rajoni i Ohrit nuk duket të gjindet në listën e zonave të rrezikuara. Autoritetet lokale janë duke pritur që ky problem të zgjidhet sapo sistemi i kolektorëve të menaxhohet nga shteti dhe të marrë përsipër detyrimet për rehabilitimin e plotë të tij. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 22, 2019 21:20