Ja cili është rezultati i testit të Lupço Nikollovskit

Desk
By Desk October 27, 2020 21:06

Ja cili është rezultati i testit të Lupço Nikollovskit

Zëvendëskryeministri i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore Lupço Nikollovski është negativ ndaj Kovid-19. Përmes profilit të tij në Facebook, Zëvendës Kryeministri Nikollovski informoi publikun se ai u testua sot dhe testi është negativ, përcjell FLAKA.

“Gjatë gjithë aktiviteteve të mia, unë respektoj masat e mbrojtjes shëndetësore në maksimum dhe me përgjegjësi. Por për shkak të natyrës së punës sime unë u testova për Covid 19 dhe testi është negativ. Le të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh. Le të respektojmë masat dhe të kontribuojmë në luftën kundër koronavirusit”, shkruajti Nikollovski në profilin e tij në Facebook.

Ai gjithashtu apeloi tek qytetarët që të mbajnë maska, të mbajnë distancën e nevojshme dhe të kryejnë rregullisht dezinfektim. FLAKA

Desk
By Desk October 27, 2020 21:06