Ja kur Kosova do ti kthejë të pandehurit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Ja kur Kosova do ti kthejë të pandehurit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Ministri i Brendshëm i Kosovës Ekrem Mustafa tha sot se të paditurit në çështjen “Monstra” Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç do të ekstradohen në vend pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat ligjore, përcjell FLAKA.

Kur u pyet për ekstradimin e të paditurve për vrasjen e pesë fish në Liqenin e Smillkovës (të kryer më 12 prill 2012), Ministri Mustafa u përgjigj pa mos dhënë shumë detaje.

“Ata do të ekstradohen pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat në ministrinë e drejtësisë në Kosovë”, tha Mustafa pas stërvitjes së sotme nga policia speciale e Maqedonisë.

Mustafa nuk sqaroi nëse Demiri dhe Ismailoviç janë në arrati apo janë arrestuar nga policia, nëse janë lëshuar urdhër-arreste për ta, apo ku saktësisht janë.

Të pandehurit Demiri dhe Ismailoviç u arrestuan dikur në Kosovë pas një urdhri arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia. Ata u mbajtën në burg një kohë të shkurtër për mbajtje të armëve pa leje.

Por pasi dolën nga burgu, autoritetet e Kosovës e refuzuan ekstradimin për arsye politike.

Të dy u dënuan në Maqedoni me burgim të përjetshëm në mungesë, por dënimet e tyre u rrëzuan dhe çështja “Monstra” u mor nga PSP. Megjithëse kërkohet përsëri dorëzimi, as prokuroria dhe as ministria maqedonase e drejtësisë nuk kanë ndonjë informacion mbi ekstradimin nga Kosova pasi Prishtina nuk i përgjigjet kërkesës. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 21:05

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA