Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Ja kur nisin punimet në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Ja kur nisin punimet në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Redaksia 2 vjet ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Pas përfundimit të punëve përgatitore në periudhën e ardhshme do të fillojë rikonstruksioni i rrugës nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, ndërsa vlerësimet janë se riparimi do të përfundojë deri në këtë vjeshtë, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Tetovë.

“Nga ajo që jam informuar punët përgatitore komplet kanë përfunduar dhe për shkak të kushteve klimatike kishin një ngecje, të cilat me siguri muajin e ardhshëm do të tejkalohen, kështu që presim që diku nga vjeshta do të rikonstruktohet komplet rruga nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, i cili është 18 kilometra. Pritjet e mia dhe atë që kryerësi e thotë, nuk presim që të ketë probleme dhe thjeshtë diku aty nga vjeshta komplet duhet të përfundojë”, tha Sugareski.

Paratë për aksin rrugor rrugor janë siguruar nga Banka Botërore. Me mjete nga ky institucion financiar shteti do t’i ndihmojë pushtetit lokal në projekte nga infrastruktura rrugore.

“Sot dërgova letra deri te kryetarët e komunave të sjellin projekte për rrugë lokale. Me 70 milionë euro nga Banka Botërore, shteti përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të ndihmojë që të bëhen rrugë dhe rrugë lokale. Me këtë projekt konsiderojmë se do të ndihmojmë shumë në komunat duke pasur parasysh se nuk kanë kaq buxhete që të bëhen shumë rrugë dhe rrugica”, sqaroi Sugareski.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paralajmëroi punë edhe në autostradën Tetovë-Gostivar, ku, siç tha, do të ketë zgjerime të caktuara. Atje do të intervenojë Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Continue Reading

Previous: Në Maqedoni, java e punës zgjat më shumë se kudo në BE
Next: Ende vazhdon subvencionimi për furnizimin e stufave me peleta

Të ngjashme

Trajanov-780x439 LDM: Gjykata konfirmoi se përgjimi masiv është kryer përmes sistemeve të MPB-së

LDM: Gjykata konfirmoi se përgjimi masiv është kryer përmes sistemeve të MPB-së

Redaksia 5 orë ago
besa-arifi-780x470 Arifi: Dënimi i Mijallkovit, një mesazh i fortë kundër “të fortëve”

Arifi: Dënimi i Mijallkovit, një mesazh i fortë kundër “të fortëve”

Redaksia 5 orë ago
drangovski-300x168-1 OJQ-ja е juristëve të rinj nuk pajtohet me konstatimet se “sistemi ka funksionuar”

OJQ-ja е juristëve të rinj nuk pajtohet me konstatimet se “sistemi ka funksionuar”

Redaksia 5 orë ago

TË FUNDIT

Korona_Itali_1-1-780x450 Itali, mbi 20 mijë raste infektimi me COVID

Itali, mbi 20 mijë raste infektimi me COVID

korona-ceki-780x470 Republika Çeke i kërkon ndihmë Polonisë për pacientët COVID-19

Republika Çeke i kërkon ndihmë Polonisë për pacientët COVID-19

Slovachka-koronavirus Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Trajanov-780x439 LDM: Gjykata konfirmoi se përgjimi masiv është kryer përmes sistemeve të MPB-së

LDM: Gjykata konfirmoi se përgjimi masiv është kryer përmes sistemeve të MPB-së

besa-arifi-780x470 Arifi: Dënimi i Mijallkovit, një mesazh i fortë kundër “të fortëve”

Arifi: Dënimi i Mijallkovit, një mesazh i fortë kundër “të fortëve”

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.