Ja sa do të ju kushtojë nëse e shtyeni pagesën e kësteve të kreditit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:51

Ja sa do të ju kushtojë nëse e shtyeni pagesën e kësteve të kreditit

Shtyerja e pagesës së kësteve për gjashtë muaj nuk do të jetë falas për qytetarët, por do t’u kushtojë atyre para shtesë. Barra financiare, megjithëse lehtësohet përkohësisht, kur të fillon pagesa sërish, atëherë do të rritet, pasi bankat nuk do të shlyejnë interesin e huave gjatë grejs periudhës, por do ta mbledhin atë pasi qytetarët të fillojnë të shlyejnë rregullisht borxhet e tyre, përcjell FLAKA.

Ja disa shembuj se sa do të rritet kësti dhe sa do të kushtojë kredia në fund, nëse qytetarët pranojnë propozimin e bankave për të mos paguar këste në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ja çfarë thonë llogaritjet:

1. Nëse keni marrë një kredi në para prej 10,000 eurosh muajin e kaluar, të cilën duhet ta paguani gjatë tetë viteve të ardhshme, kësti juaj rritet me tre euro shtesë. Ose në fund kredia do t’ju kushtojë me një shtesë 300 euro më shumë. Kjo vlen për një normë fikse të interesit prej 4.9% në dy vitet e para dhe 5.9% të ndryshueshme më pas.

2.Nëse keni marrë një kredi për banim prej 40 mijë eurosh për 20 vjet, mospagimi i kësteve në 6 muajt e ardhshëm do të rezultojë në 720 euro shtesë. Dhe këtu kësti rritet me 3 euro në muaj. Por në fund të fundit, kredia është 720 euro më e shtrenjtë.

3.Nëse jeni pensionist dhe keni marrë një kredi prej 100 mijë denarë nga një bankë në katër vjet, kësti juaj do të rritet me gati 80 denarë, dhe në fund do të paguani 3.700 denarë më shumë, sepse keni shtyrë pagesa për gjashtë muajt e ardhshëm.

Qytetarët reagojnë ndaj çmimeve të tilla të larta, veçanërisht pasi kjo masë u shpall si lehtësim në kohë krize. Ata shpresuan për solidaritet, sepse bankat janë ndër më fitimprurësit. Vitin e kaluar, ata fituan një fitim neto prej 114 milion euro.

Por Asociacioni i Bankave thotë se në bisedimet me institucionet shtetërore nuk kanë qenë kurrë e ngritur çështja për ngrirjen e normave të interesit. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 3, 2020 21:51